Intervistë me Jelena Vesiqin, 20.9.2017.
Autore e intervistës: Lluna Gjorgjeviq
Eja të fillojmë nga ekspozita Përtej – a ke qenë ti në këtë ekspozitë?
Jo. Mua kjo ekspozitë më kujtohet vetëm si një lloj retrospekive, përmes analizës së ekspozitave të para pak kohshme të artit. Gjatë kohës së studimeve të historisë së artit, gjë që ishe situata ime në momentin e hapjes së ekspozitës Përtej, fillova t’i përcillja kryesisht ngjarjet në QPÇK, së pari programin vizual. Qendra për studime bashkëkohore atje e organizoi ekspozitën e vet vjetore „Vrasja“; kjo ndodhi para ekspozitës Përtej. Përcolla ngjarje të ndryshme lidhur me artin gjatë kohës së studimeve, por nuk pata rast të njihesha me punimet e artistëve të Kosovës. Mirëpo, nuk i njihja edhe shumë artistë të tjerë në atë kohë. Për rëndësinë e ekspozitës dhe për hollësirat e pasqyrimit mësova më vonë përmes katalogut të ekspozitës Për normalitetin që u mbajt në Muzeun e Arteve bashkëkohore. Në disa tekste të katalogjeve mund të gjenden referencat për ekspozitën Përtej. Në kuadër të ekspozitës Për normalitetin kustosët e Muzeut të Artit Bashkëkohor – Branisllava Angjelkoviq dhe Dejan Sretenoviq, plus Branisllav Dimitrijeviqi i cili gjithashtu bashkëpunoi në projekt, i ftuan edhe artistët e Kosovës që t’i ekspozonin punimet e veta. Kjo ftesë në vete pati edhe kundërthënie të ndryshme – për shembull fakti që kjo ekspozitë merrej me fatin e viteve nëntëdhjetë në Serbi – dhe diskutimi u zhvillua në faqet katalogut. Atëherë fillova të mendoj për tërë historinë, kurse më vonë me ekspozitën Shmangia, hyra edhe më thellë në problemin e përfaqësimit kombëtar kulturor dhe artit bashkëkohor dhe u ktheva që ta lexoj katalogun e ekspozitës Përtej përmes atij fokusi.
Para kësaj nuk u more me Kosovën?
Jo. Nuk u mora me Kosovën ose me artin e Kosovës, saktësisht, nuk u mora me artin e asnjërit prej mjediseve kombëtare në këtë vështrim. Ndoshta pak më shumë dija për artin bashkëkohor të kësaj skene, dhe për artistët e rëndësishëm ndërkombëtarë. Përmes proceseve të hulumtimit të artit bashkëkohor në kontekstin post-jugosllav mësova për atë „bujën e skenës së pavarur artistike“ që ndodhi në Kosovë. Për këtë u fol si në qarqet e Beogradit ashtu edhe në qarqet e huaja. Në atë kohë u takova me një gjeneratë tjetër të artistëve të Kosovës, po them „gjeneratë tjetër“ në krahasim me grupet të cilat e inicuan këtë „bujë të skenës së pavarur“. Në Bienale në Satmboll në vitin 2005, (pra, të njëjtin vit kur u hap ekspozita „Për normalitetin“) në Beograd u njoha me Alban Mujën, Jakup Ferrin, dhe në fakti konteksti ndërkombëtar ishte pikë nisëse për zhvillimin dhe këmbimin e disa ideve për art. Puna ime e atëhershme nuk u shqyrtua përmes korpusit të Beogradit dhe Serbisë, kur asnjëherë nuk kam vepruar përmes korpusit të kulturës kombëtare. Kështu që nuk u mora veçanërisht me problematikën e artit të Kosovës, por u mora me ekspozitën Shmangia, dhe këtë përsëri përmes kritikës së përfaqësimit kombëtar në art.
Më fol pak për ekspozitën Shmangia si ndodhi që të mbahet kjo ekspozitë?
Për mua ekspozita „Shmangia“ ështe një moment i rëndësishëm në procesin e formimit të së ashtuquajturës skenës së pavarur artistike në Beograd, formimit të një profili politik të punëtorëve dhe punëtoreve të kulturës, momentin e caktuar të politizimit të fjalimit (për) artin. Konteksti Galeria e përgatiti ekspozitën në pajtim me këto parime. Ajo që ishte e veçantë për ekspozitën Shmangia është vetë ngjarja e hapjes dhe mbylljes së ekspozitës, d.m.th., faktit se rreth saj diçka po ndodh – dhe këtë me të madhe. Unë deri atëherë nuk pashë ’drejtpërsëdrejti’ realizimin e mundësive që politizimi i praktikës artistike të shkaktojë aq mobilizim në opinioin dhe për mua ngjarja e ekspozitës Shmangia paraqet edhe një moment kthesë që tregon për potencialin dhe rëndësinë e artit në procese të caktuara shoqërore. Mirëpo në fund, duke u marrë me analizën e hollësishme dhe me raportim për këtë ngjarja, erdha në përfundim se ekziston një problem i caktuar në mendimin e aritit bashkëkohor përmes fushës së përfaqësimit kombëtar, e madje edhe në rastin e artistëve të Kosovës.
Për çfarë po mendon saktësisht?
Kur i përmend këto hulumitme, unë në momentin kur kanë ndodhur gjërat rreth ekspozitës Shmangia, isha vazhdimisht në kontakt me njerëzit e Galerisë Kontekst, me Vidën dhe me Ivanin. Nuk isha vetëm unë por si të thuash tërë skena. Projekti i Galerisë Kontekst nuk e përfshiu vetëm ekspozitën Shmangia ajo erdhi në fund të një sërë ngjarjesh në të cilat diskutuam për gjëra të ndryshme për çështjen e politizimit të artit, përfaqësimit të artit të rajonit në fushën e bashkëkohësisë etj. Por nuk u diskutua për vetë pavarësinë e Kosovës, ashtu siç në kuadër të ndonjë teorie politike mund të analizohej përmes një ngjarjeje real politike dhe ditore politike. Theksi më shumë ishte në politikën e ekspozimit dhe të pasqyrimit të praktikës rajonale në kontekstin ndërkombëtar përmes të cilit atëherë „rajoni“ fiton identitet politik dhe artistik. Kjo në radhë të parë kishte të bënte me ekspozitat për artin ballkanik, në të cilat edhe u krijuan kornizat brenda të të cilave të gjithë artistët nga këto hapësira do të vepronin bashkarisht, e të cilat ishin rast që të flitet për çështjet gjeopolitike bashkëkohore. Sipas mendimit tim, ky ishte diskutim që në mënyrë të rëndësishme kishte të bënte me politikën e artit dhe politizimit të praktikës artistike. Kur flasim për kohën në të cilën bëhet në përpjekjet që të shkruhet „horizontalisht“ historia e artit, përpjekjet që të pasqyrohet dhe të përfshihet në artin bashkëkohor tërë bota, që të dëshmohet se secili mjedis e ka ndonjë art të vetin. Këto janë procese të ndërlikuara dhe mund të analizohen në mënyrë të detajuar. Më vonë hollësisht shkrova për proceset e artit bashkëkohor dhe për historitë rajonale të artit kështu që edhe kjo mund të konsultohet.[1] Mirëpo nëse i kthehemi projektit konkret të Galerisë Kontekst, ekspozitës i paraprinë ngjarjet e një formati më të vogël, të tipit debatues që merreshin me çështjet e kritikës politike të kulturës së rajonit d.m.th., se si kjo kulturë u adresua përmes fushës së BE, Gjithashtu pati disa ligjërata dhe screening për situacionizmin dhe praktikat situacioniste.
Ajo që ishte interesante është se organizuesit e ekspozitës deshën që vetë hapja e ekspozitës, e cila përndryshe gjithnjë e nënkupton një lloj fushate më të madhe, të jetë sa më larg nga ngjarjet real politike, saktësisht nga data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ky „largim“ nuk u shkoi për dore. Rreth Galerisë Kontekst pati shumë akterë – nga kustoset e galerisë dhe organizuesit e projektit, deri te miqtë e shumtë – ekzistonte në atë kohë në Beograd një skenë dinamike artistike dhe një lloj bashkësie në kuadër të opinionit-alter. Ekzistonte edhe skena e dytë, ekzistonte edhe e ashtuquajtura skena e kulturës së pavarur – gjithsesi, bëhet fjalë për fjalën problematike, por e dimë se çfarë nënkuptohet me këtë.
Në kohën e ekspozitës u shpall pavarësia e Kosovës
Pikërisht u debatua për këtë që ekspozita të mos mbahet në të njëjtën kohë me situatat politike tektonike, lidhur me Kosovën dhe me çështjen e shtetësisë së Serbisë. Ekspozita në njëfarë mënyre duhet të kalojë banalitetin e çështjes – „A je ti për Kosovën e pavarur ose për Kosovën si pjesë e Serbisë?“ Mendoj që kjo ekspozitë që më parë me ndërtimin e vet, dhe shumica e intelektualëve dhe artistëve të cilët këtu u sollën rreth ngjarjes para ekspozitës ishin nga rajoni, mendoj që në diskutimet e përmendura që ndodhën në Kontekst pati mysafirë nga Sarajeva ose nga Zagrebi. Në këtë vështrim edhe mjedisi në të cilin u zhvillua ekspozita nuk funksionoi si ndonjë mjedis ekskluziv i Beogradit. Dhe, natyrisht sa i përket çështjes së lartpërmendur realpolitike të gjithë ata njerëz ishin në njëfarë mënyre për pavarësinë e Kosovës dhe kjo ishte pikë fillestare. Ata ndoshta nuk ishin në mënyrë militante për pavarësinë e Kosovës, si një „zgjidhje emancipuese“, sepse çfarë krejt kjo do të thoshte për horizonitn bashkëkohor të zgjerimit të kapitalizmit global.
Diskutimet e mëtejme pas hapjes dhe mbylljes së ekspozitës. Kjo hapje-mbyllje ishte një moment interesant në historinë bashkëkohore të ekspozitës në rajonin e ish-Jugosllavisë i cili nga njëra anë e tregoi rëndësinë politike të artit, kurse nga ana tjetër tendencën tejet të fortë të asaj që e nënkuptojmë nën opinionin zyrtar që redukcionizmi i politikës së artit ose politikës së mendimit në spektaklin ditor-politik, po e zbaton një banalizim të pabesueshëm të artit. Sepse, po e përsëris edhe një herë, vetë çështja e ekspozitës e tejkalon problematikën politike që të jesh për ose kundër pavarësisë së Kosovës nga perspektiva kombëtare serbe. Tek e fundit, kjo çështje fare nuk arrin deri në fund, nuk e shterron, problemin politik real me të cilin po ballafaqohemi në perspektivën historike. Së pari nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, që në vitet 80-të, kur pati protesta në Kosovë, reagimi i pamjaftueshëm dhe respektimi i pamjaftueshëm i çështjes kombëtare të shqiptarëve të Kosovës në opinionin e atëhershëm jugosllav tregoi se as politikanët as intelektualët as i ashtuquajturi populli punonjës nuk kanë sens mjaft për vendosjen e egalitaritetit në hapësirën jugosllave. Gjithashtu komunistët e rëndësishëm reagojnë në mënyrë të pamjaftueshme – për shembull Predrag Matvejeviqi, i cili në vitin 1982 shkroi se „Jugosllavizmi nuk ka alternativë“. Por Jugosllavizmi i nënkutpon sllavët e jugut. Shqiptari nuk është sllav, pra ai nuk është jugosllav. Këtë fakt e shtypi tërë Jugosllavia dhe nuk reagoi lidhur me problemin e çështjes kombëtare shqiptare në kuadër të Jugosllavisë, pra, ekzistoi mungesa e reagimit gjatë atyre viteve të 80-ta ndaj gjërave që ndodhën në Kosovë, e të cilat ishin edhe klasore edhe kombëtare. Serbia haptazi gjatë kohës së Milosheviqit e plotësoi këtë boshllëk me dhunë dhe struktura e kësaj dhune e siguroi vulën kolonizuese. Reagimi i Milosheviqit për dërgimin e policisë në Kosovë në njëfarë mënyre ishte gjest i ngjashëm i Degolit dhe gjeneralit të tij Salanit në Algjeri, gjest i ashtuquajtur i kthimit në rresht (retour à l’ordre). Brenda një rendi kështu të rirreshtuar kolonizues – rendit që mbahet me veprim të policisë – fillon lufta e cila kinse nuk ka emër. Këndi im i vështrimit lidhur me gjërat dhe mendimi i problematikës përmes fushës së betejës antikolonialiste brenda strukturave neokolonialiste të kapitalizmit global ka të bëjë me kritikat e përfaqësimeve politike të artit dhe kulturës nga Kosova, ish-Jugosllavia, Ballkani Perëndimor… Këtu pati pikëpamje dhe lexime të ndryshme, por ja pikëpamja ime e veçantë ishte e tillë që ekspozita Shmangia në manifestimin e vet të politicitetit të praktikës artistike u përpoq të vendoste një çështje të gjerë të kritikës së përfaqësimit kulturor, se hasi në problemin e përfaqësimit kombëtar në art që përputhet me politikat bashkëkohore të identitetit, pra me atë që e propagojnë edhe vetë fondacionet të cilat i financojnë projektet e artit bashkëkohor dhe me këtë hyri në një lloj „të grackës“ së vetë përfaqësimit kundër të cilit luftoi. Më tutje, ky ripërfaqësim i njëjtë kombëtar-identitar riprodhohet në mediat lokale dhe ekspozita vihet në fushën e horizontit të reduktuar politik për ose kundër pavarësisë së Kosovës.
A e prite ti këtë reagim që e shkaktoi ekspozita?
Jo, unë plotësisht isha e shokuar. Në mënyrë të ndryshme do të shihet pse u shkaktuan reagime të tilla. Pikëpamja ime lidhur me këtë është se vetë ekspozita u manipulua në kuadër të politikës reale ekzistuese, se i shërbeu industrisë së lajmeve, prodhimit të skandaleve. Ajo u përvetësua në kuadër të atij lloji të ndarjes qytetare, në për ose kundër pavarësisë së Kosovës (sikur ekspozita fare ndonjë gjëje të tillë mund t’i shërbejë) kurse banaliteti i këtij leximi politik e zbulon zgjidhjen e mjerë – të cilën opinioni në një mënyrë edhe e performoi përmes ngjarjeve të hapjes-mbylljes e kjo në rastin e parë është që t’i ekspozosh artistët shqiptarë nga Kosova, kurse në në të dytin artistët serbë. A mund të mendosh. Edhe ekspozita e cilat reagon artistët shqiptarë ashtu në mënyrë normale bëhet armik shtetëror i Serbisë. Ja përfundimi pervers i cili u bë objekt i kritikës së kësaj ngjarjeje. Më kujtohen disa reportazhe nga ajo kohë, të cilat jashtëzakonisht ishin banale. Flitej se: „Ja në këtë moment të rëndë politik, kur ’forcat demokratike’ në Serbi duhet ta përzënë këtë çështje për pavarësi, që me këtë ta përthyjenë gjoksin e dhembshëm të serbit të vërtetë, kurse BE në vend të kësaj të na i hap dyert, ja dikush u gjet i mençur që të bëjë ekspozitën e artistëve të Kosovës. E organizon ekspozitën e artistëve të Kosovës – bën gjëra të çudishme në një shtet demokratik në rrugën për në BE. Kjo ishte përgjigje liberale. Dhe pikëpamje e mediave të numërta. Kurse përgjigjja e të djathtëve ishte ndjekje ndaj ekspozitës, që e ndali polici, por vetëm pjesërisht. Për këtë arsye kjo gjë është edhe interesante, sepse e tregon mekanizmin operativ të kulturës kombëtare në kuadër të Kornizës kulturore evropiane.
A mendon se ishte gabimi i organizuesit që deshën që kjo ekspozitë të përjashtohej nga politika?
Unë nuk mendoj se organizuesit kanë menduar që ekspozita duhet përjashtohet nga politika, unë mendoj që ata kanë dashur që ajo të jetë e përfshirë në politikë – në politikën e cila njëkohësisht është edhe aktuale por që ka të bëjë edhe me art. Politika e artit nuk është çështje e klasifikimit të thjeshtë politik, sepse çështja e pavarësisë së Kosovës në vetvete tërheq tërë korpusin e çështjes së betejës për dekolonizim sot dhe kjo është një çështje e madhe, por e ashtuquajtura zgjidhje post-jugosllave – ta kemi në hapësirën ballkanike një mori të mikro shteteve të vogla – ky është një horizont mjaft banal politik para të cilit Kosova del pas arritjes së çlirimit kombëtar dhe shtetësisë. Unë këtu nuk e kam pasur zemrën e butë si qytetare, por gjërat për të cilat po flas, konfrontohen me përfundime të shumta të vetëkuptueshme dhe me pikëpamjet lidhur me këtë problematikë.
Në momentin e hapjes-mbylljes së ekspozitës Shmangia reagova për dy refleksione, krahas angazhimit në grupin e PNK në QPÇK menjëherë pas ngjarjes. Nga njëra anë shkrova një lloj fejtoni të vogël në tri vazhdime për web portalin e atëhershëm evropian LabForCulture me seli në Amsterdam[2]. Përmes raportit nga vendi i ngjarjes dhe komenteve të cilat i paraqita mund të rikonstruktohet afërsia e ngjarjes rreth ekspozitës Shmangia – natyrisht duke e nënkuptuar se secili dokument gjithnjë është i mediatuar me një lexim të caktuar, kështu që nuk ka afërsi të vërtetë. Pas kësaj, për publikimin tematik të revistës së Stambollit Red Thread, bashkë me kolegët nga Faqosja e shqyrtuam situatën nga një kënd analitik – pikërisht përmes fokusit të përfaqësimit kombëtar dhe përmes përfaqësimit të marrëdhënive Serbi-Kosovë në artin bashkëkohor[3]. Këtu në fillim të tekstit them se mundet politikisht të ideohet dhe të kritikohet diçka që e kam quajtur një lloj nostalgjie për bashkëkohësi, përkatësisht ky entuziazëm i pabesueshëm i intelektualëve liberalë në Beograd me paraqitjen e skenës së re dhe të gjallë të artit bashkëkohor në Kosovë. Pyetjet e mia kanë qenë: Çfarë do të thotë arti bashkëkohor dhe skena lokale artistike në kuadër të kapitalizmit „të integruar“ global?
Kjo është çështje për vete.
Po… sepse asnjë instignacion i skenës bashkëkohore artistike nuk ndodh vetvetiu, si fenomen i mbyllur. Prandaj është e rëndësishme të merremi me aspektet ideologjike të kulturës dhe të artit – sepse proceset e zhvillimit të të rinjve dhe skenat vibrante bashkëkohore në Kosovë kanë qenë të stimuluara me ngjarje të caktuara, pas të cilave qëndrojnë politikat e caktuara kulturore, ku vijmë deri te veprimi i fondacioneve siç janë Bundeskulturstiftungu etj. Në tekstin të cilin e shkrova për Red Thread i kam referencat konkrete. Gjërat nuk ndodhin spontanisht, gjithnjë janë pjesë e ndonjë projekti dhe njëfarë konstruksioni. Dhe natyrisht, nga një moment në Kosovë fillon të veprojë një skenë koherente e artistëve dhe artisteve bashkëkohore, e cila ndoshta edhe i prodhoi punimet të cilat në mënyrën më intelegjente reaguan ndaj kësaj paradigme ballkanike, që u ekzekutuan si vetërefleksione të drejtpërdrejta të artit për kornizën e dhënë kulturore-politike të vetë ekzistencës. Nga perspektiva lokale e Beogradit, që gjërat t’i vëmë në mënyrë krahasuese, momenti „i zgjimit“ të skenës bashkëkohore artistike në Kosovë është momenti kur përputhet me momentin e caktuar „të heshtjes“ në Beograd para valës së dytë të bashkëkohësisë që do të sjellë deri te formimi i skenës së pavarur të viteve 2000.
Pas viteve ’90 dhe valës së parë të bashkëkohësisë që u vendos përmes punës së Qendrës për art bashkëkohor – në Beograd, vijon një mini-pauzë e caktuar e shoqëruar me shuarjen e institucioneve të OJQ (në kuptimin e përmbajtjes dhe të politikës kulturore) të institucioneve shtetërore pas 5 tetorit. Paralelisht me reformimin e institucioneve zyrtare në Serbi në frymën e bashkëkohësisë, në Kosovë u formua skena e pavarur e vetëorganizuar e gjallë e artistëve të rinj, kurse pas disa vjetësh në Beograd filloi formimi i rrjetit të organizatave të pavarura kulturore dhe një kapitull i ri i punës që do të jetë bazë për përfaqësimin e skenës së porsavendosur nga Kosova në galerinë Kontekst. Mendoj që këto janë procese shumë interesante dhe procese që janë të rëndësishme për politikën e ekspozitës Shmangia nga vënia e saj e thjeshtë në korpus të vendimit a je për ose kundër pavarësisë së Kosovës.
Për pavarësi – po, në kuptimin e autonomisë dhe të çlirimit nga rendi kolonizues, por si horizont politik i shtetit të vogël kombëtar në Ballkan, ky është një ndryshim i drejtpërdrejtë, dhe reframing i drejtpërdrejtë në kuadër të fushës ’të mbetësh i kolonizuar“. Dua të them që nuk bëhej fjalë për llojin e betejës për dekolonizim, për shembull, si në Algjeri. Këtu ndoshta kemi rënë dakord Sezgini dhe unë – ai ishte jashtëzakonisht kritik ndaj pjesëmarrjes së artistëve bashkëkohorë, sepse pushtimi i (mikro) shteteve kombëtare në shekullin XXI nuk garanton se është pushtuar çfarëdo hapësire e autonomisë. Kjo sipas mendimit tim nuk është autonomi, ky është ndryshim i emrit të kolonizuesit. Teksti im në Red Thread poashtu pjesërisht merret edhe me këtë – gjej në disa punime të Beogradit dhe më gjerë të Serbisë, kurse nga ana tjetër, konteksti i Kosovës punimet të cilat drejtpërsërdrejti merren me çështjen e kombit; në kontekstin e Beogradit i veçoj punimet të cilat janë krijuar si reagime individuale artistike, por të cilat në ndonjë mënyrë merren me çështjen e kombit. (Këtu e shoh edhe Milica Tomiqin dhe punimin e saj Unë jam Milica Tomiq, edhe Rashë Todosijeviqin dhe punimin e tij Zoti i do serbët, i bazuar në overidentifikimin subversiv). Gjithashtu tërheq vëmendjen për një numër të madh të punimeve bashkëkohore artistike në Kosovë të cilat e përfshijnë flamurin e Kosovës. Është shumë interesant se sa artistët, pikërisht përmes këtij procesi të ndërhyrjeve frymëzuese dhe mikro ishin aktiv në fushën aktuale politike. Në atë moment Sezgini dhe unë ishim të mendimit që një formë e tillë e veprës artistike është pjesëmarrje në projektin shtetëroro-kombëtar, dhe këtë që kjo nuk është politikë emancipuese. Albert Heta nuk u pajtua me këtë, dhe nuk deshi të ma jepte fotografinë e punimit të vet për tekstin në Red Thread… Ai e respektonte qëndrimin tim, sepse nuk e konsideronte si ndonjë shprehje të nacionalizmit serb ose të metropolitenizmit të Beogradit – por si diçka që del nga procesi i mendimit kritik. Por ndoshta ai mendon se e kam banalizuar edhe në disa punime të tjera – nuk di – sepse në këtë tekst drejtpërsëdrejti, dhe nga kapak ashpër nga perspektiva e sotme, kam thënë „pjesëmarrja e artistëve në procesin e shtetësisë kombëtare“ dhe kam thënë që ajo që mua më duket si problem politik për ekspozitën, nëse këtë e shndërroj në një thënie plotësisht të thjeshtë se problemi politikë qëndron në faktin pse është pasqyruar skena artistike e Kosovës në Serbi, që në njëfarë mënyre është aparat ekspozues – deshi apo nuk deshi ai këtë – e imiton kornizën e bashkëpunimit ndër-kombëtar dhe shtetëror. Kjo atëherë do të nënkuptonte, nëse tërë çështjen tani e lexojmë përmes politikës së artit: Serbia e ka pranuar Kosovën, i kemi dy kultura kombëtare dhe dy shtete kombëtare, njëra është Serbia dhe tjetra është Kosova. Dhe cilat krejt shtete e kanë këtë bashkëpunim interdiplomatik, sepse projekti shtetëror është i tillë (sidomos i shtetit kombëtar), që dëshiron që edhe kombet e tjera t’i tregojë si mik të vet por edhe si tjetër. Në kuadër të kulturës kombëtare ekspozita domethënë „të hedhësh shikim“ në kulturën e tjetrit. Artistët e Prishtinës janë ftuar të ekspozojnë në Beograd; ky është një gjest i cili pikërisht për shkak se dëshiron që të jesh politikisht korrekt dhe në një farë mënyre „i sjellshëm“ në kuptimin e kulturës, ai del nga binarët e mirësjelljes dhe bëhet burim i dramës së përgjithshme të konservativistëve dhe liberalëve. Sepse në fakt ajo që do të ishte gjest politik produktiv, për mua, do ta vërë theksin në çështjen e Kosovës, por edhe do ta krijojë ekspozitën në të cilën marrin pjesë edhe artistët e Kosovës, por edhe të Beogradit, edhe të Bosnjës – si mjedise të cilat i ndajnë problemet e kombeve, problemet e kolonizimit korporativ dhe të cilat në këtë kuptim operojnë si „të afërta“ e jo si „të tjera“.
Dhe që ekspozita të ketë kriter kritik ndaj nacionalizmit
Ashtu është. Po pse të izolohet dhe të shfaqet një skenë nga Kosova? E jo ndonjë çështje më e gjerë? A nuk është kjo egzotifikim? Natyrisht, në rastin e ekspozitës „Shmangia“ , por vetëm për shkak të asaj që pas saj qëndronin kustoset dhe kustosët seriozë, nuk mund të flasim krejtësisht për „izolimin e një skene“, ekspozita operon përmes çështjes së gjerë politike. Por për shembull, nëse flasim për „paketat kulturore“ në zonat e krizave kombëtare dhe kontekstet e „pajtimti“ pas ekspozitës së ndonjë formati të ngjashëm nuk është dashur të qëndrojnë kustoset të cilat janë marrë aq me çështjen e ideimit politik, kjo do të mund të ishte ekspozitë që është e pastër zoo, shoqëri e pastër dhe komb i pastër – ekspozita e cila plotësisht përcjell në një mënyrë më banale politkën e artit bashkëkohor, e ky është arti si mjet i pajtimit, si „eja tani të pajtohemi në atë Ballkanin e egër, të këmbejmë pak art midis Beogradit dhe Zagrebit, Beogradit dhe Sarajevës etj.
Po, kjo është aq mirë.
Po, kjo është mirë, dhe nga ana tjetër të kornizohen proceset artistike si kombëtare – kjo është politike. Por kjo nuk është politikë të cilën do ta mbështetnim dhe kjo nuk qe politika e ekspozitës Shmangia, por mendoj as e ekspozitës Përtej.
[1] Psh., Jelena Vesiq, “Persistence of Independent Culture on the East and Internal Contradictions of Contemporary Independence”, Open Calls 2011-2016, Salonul de proiecte, Bucharest, Romania, 2016; Takođe: Jelena Vesić “The Annual Summit of Non-Aligned Art Historians; TOPIC (2016):Eastern European Art and Its Discontents: The Politics of the Distribution of Global Contemporaneity”, Extending the dialogue, Igor Zabel Society, ERSTE Foundation, and Archive books, Ljubljana-Berlin-Vienna
[2] [2] http://www.labforculture.org/pl/users/site-users/site-members/jelena-vesic/51331/22323
http://www.labforculture.org/en/members/jelena-vesic/51331/22324
http://www.labforculture.org/en/members/jelena-vesic/51331/22325
5 Jelena Vesić, Politics of Display and Troubles With National Representation in Contemporary Art, Red Thread, 2009
http://www.red-thread.org/en/article.asp?a=22