Intervistë me Dunja Blazheviqin 19.7.2017.

Autore e intervistës: Lluna Gjorgjeviq

Si dukej këmbimi në kuptimin kulturor dhe artistik gjatë viteve ’70 dhe ’80 midis Serbisë dhe Kosovës?

Edhe jeta ime aktive, atë që unë e quaj kritikë e aplikuar, dhe puna ime si drejtoreshë e Galerisë në ’SKC’ /Qendra Kulturore e Studentëve/ nga viti ’71 deri ’75 ishte rreptësisht e profilizuar ndaj dukurive të reja edhe në skenën ndërkombëtare por natyrisht edhe për bashkëpunim me qarqet e mia në atë kohë të avangardës së re, përkatësisht të artit konceptual në radhë të parë në Jugosllavi. Dhe ky ishte një rreth i cili kishte interesa shumë të afërta, në çdo kuptim dhe i cili e nënkuptonte, natyrisht së pari Zagrebin, pak më vonë edhe Lubjanën (kur u formua SHKUC), Novi Sadi, dhe më vonë edhe Maqedoninë. Kosova ishte plotësisht jashtë fokusit sepse nuk kishin absolutisht asgjë përveç artistëve të vendit të cilët ekzistonin edhe në skenën jugosllave, por të cilët ishin, të themi, njëfarë figuracioni, abstraksioni, që absolutisht nuk na interesonte. Kështu që atje në atë kohë asgjë nuk ndodhte, dhe asgjë nuk lëvizte përpara, as që mund të inicohej aty ndonjë gjë. Deri atëherë personaliteti kryesor, ishte  Muslim Mulliqi. Ai ishte aktor i rëndësishëm i Kosovës, i vetmi njeri të cilin e njihja nga ajo sken që nga koha e martesës sime të parë me Damjanin i cili ishte në një klasë me të. Unë u njoha me të kur erdhi në Beograd, sepse vinte te Damjani, ishin kolegë. Ai mori pjesë në skenën jguosllave, në ato mejnstrim ekspozitat dhe sallonet, ai ishte njeriu më i shquar në ato qarqeMirëpo, thjesht, atëherë, kjo linjë për ne nuk ishte interesonte.

Unë më vonë gjatë të ’90-të shkova nga Beogradi, kurse Ekspozita Përtej u organizua në vitin ’97. Më voë në vitin 2002 shkova në Prishtinë sepse më ftuan që të mbaj ligjërata për video artin.

Në ekspozitën Përtej  mund të parandjehej se po  ndodhnin disa gjëra serioze në skenën artistike të Kosovës. Në radhë të parë mendoj që ishte rolin kryesor e kishte Shkëlzen Maliq, i cili atje e kishte një rreth pak më të gjerë e kishte perceptimin kritik shumë të mirë. Shkëlzeni qysh si student i Fakultetit Filozofik – ai në Beograd jetoi dhe studioi, familjen e kishte këtu – bashkëpunoi në buletinin e Takimeve të Prillit në SKC – Expanded Media Festival, gazetë që e botonim për çdo ditë. Ai shkroi edhe tekste mjaft kritike për atë se çfarë ndodhte, ishte filozof i ri i arsimuar. Përveç politikës dhe filozofisë, për çfarë natyrisht Shkëlzeni është mjaft i rëndësishëm për Kosovën, ai në mënyrë mjaft kompetente u mor edhe me art dhe në mënyrë mjaft kompetente dhe qartë i perceptoi dukuritë e reja dhe i artikuloi përmes teksteve dhe bashkëpunimit me artistë.

Dy persona që unë i njoh shumë mirë, me të cilët u njoha më vonë natyrisht, janë Sokol Beqiri të cilin e konsideroj si më të rëndësishëm në artin e Kosovës dhe Mehmet Behlulin i cili është profesor në Akademi, artist aktiv i cili bëri gjëra shumë interesante të cilat në kohën e Ekspozitës Përtej ishin një lloj reagimi ndaj tërë situatës. Ai pati  punime mjaft interesante në këtë ekspozitë, por mendoj që Sokoli ishte aty personi më radikal. Nga humbja e Autonomisë së Kosovës atistët filluan të reagonin nadj të gjitha atyre gngjarjeve shoqërore dhe politike.

Edhe një artist mjaft i rëndësishëm i skenës bashkëkohore ë Kosovës është Erzen Shkololli, i ishte drejtor shumëvjeçar i Galerisë Kombëtare në Prishtinë, kurse para saj (ai është vetë artist, dhe këtë artist i mirë) ishte  në Gjermani në bursën DAAD dy herë.  Kur u njoha me të ishte mshumë i ri, e quanim Bejbi Erzen. Ai është komunikues i madh, u njoh me shumë njerëz në atë skenë dhe ka nuhatje të pagabueshme për atë që e bëjnë të tjerët. Ai e fitoi  projektin EXit, në të njëjtën kur kur edhe ne nga Qendra për art bashkëkohor në Sarajevë e filluam projektin

„De/konstruksioni“  i përmendores në vitin 2004, të cilin e financoi  Fondacioni për kulturë i Republikës Federale të Gjermanisë. Borka Paviçeviq  ishte në këshillin e atij projekti bashkë me SHklzenin. Projektin Exit e udhëhoqi Erzeni në Pejë, në fakt galeria e tij, e cila bëri gjëra të jashtëzakonshme. Kur u emërua drejtor i Galerisë Kombëtare në Prishtinë më nuk pati kohë për punë të vet, por shumë u mor me artistët e Kosovës dhe me ndërkombëtarizimin e skenës së Kosovës.

Sokoli e mbaroi Akademinë në Prishtinë, kurse në Lubjani i mbaroi studimet posdiplomike. U mor me grafik, pastaj kaloi në skulpturë. Pati një rrugë mjaft interesante nga fudi i viteve ’90 deri 2000 kur plotësisht e ndërpreu pikturimin dhe filloi të merrej me punimet video dhe me performansa, dhe gjëra mjaft të mëdha. Në atë kohë  në vitet e hershme 2000 në Prishtinë paralelisht u zhvillua tërë gjernerata e artistaëve të rinj të cilët plotësisht i braktisën mediat klasike dhe filluan të merren me video punimet, instalimet, performansat – natyrisht , konteksti në Kosovë ishte i tillë saqë nuk mund të bëhej fjalë për atë se çfarë atje ndodhte, sidomos i artist. Kur ata filluan të punonin në mënyrë mjaft aktive unë fillova të bashkëpunojë me ta dhe ata filluan të vinin në Sarajevë, në Organizatën Qerndra për art bashkëkohor në Sarajevë.

 

Në kohën kur u organizua, ekspozita Përtej ishte fenomen, diçka e pazakonshme. Poashtu e nënkuptonte një lloj të fundit, i parapriu shpërbërjes së shtetit, Kosova dhe Serbia

Kosova e humbi autonominë shumë më herët, dhe ai ishte represion i tmerrshëm në Kosovë, kështu që ata nuk patën… vijuan mësimin në shkolla paralele, në shkolla ilegale. Edhe këta artistë të Kosovës dhe intelektualë të Kosovës u patën shlyer , çdo gjë qe shkatërruar,  slyer. Qe një situatë e tmerrshme, diskriminimi, apartheidi. Kështu që ata artistë kanë qenë artistë të rezistencës. Kjo tashmë u pa në ekspozitën Përtej, kjo tashmë u pa në pikturat e Mehmet Behlulit dhe sidomos në ato instalimet e Sokol Beqirit absolutisht u pa se çfarë po ndodhte.

Por pas vitit ’97 dhe pas ekspozitës Përtej  u shkaktua një ndërprerje e këtyre marrëdhënieve (midis Serbisë dhe Kosvoës) në mënyrë shumë të prerë.

Mendoj që as kjo nuk kaloi aq lehtë në Beograd. Edhe pse teksti i parë në katalog i Jovan Despotoviqit ishte mjaft afirmativ, i cili e sh pjegon kontekstin  nga fillimi, tërë këtë situatë dhe fenomen i kësaj se çfarë ndodhi në Përtej, është teksti i Shkëlzen Maliqit. Aty ai e parandjeku ndërprerjen me mediat klasike dhe me art që do t’i kthehet një perceptimi absolutisht kritik dhe analitik.

Një është Prishtina si një gjenerator i Akademisë nga ishte shumica e këtyre të rinjve, kurse tjetër gjë është Peja si qendër, nga janë Erzeni dhe Sokoli. Interesante është rruga e Sokol Beqirit. Ai e pati retrospektivën e shkëlqyer para dy vjetësh dhe  madje mori pjesë në Dokumentet e fundit, edhe pse pushoi të merrej me art para dhjetë vjetësh. Unë pata diskutime të mëdha me të kur vendosi që të tërhiqej nga skena artistike. Mirëpo, njeriu tha që më nuk është i frymëzuar, : Kjo që tani  po ndodh në Kosovë mua në kurrfarë mënyre nuk më frymëzon të punoj ndonjë gjë.“ Prandaj vitet vendimtare ishin ato rreth vitit ’99 deri 2000 e ca, kur shpërtheu ajo skena e të rinjve.

Ajo shpërtheu me pavarësinë e Kosovës.

Po. Pas vitit 1999. Por punimet të cilat u ekspozuan në Ekspozitën Përtej kanë qenë mjaft të artikuluara, dhe u pa se çfarë do të dalë pastaj nga kjo, kështu që kjo ekspozite ka qenë mjaft e rëndësishme. Jo vetëm për njohjen e kësaj skene, atyre katër artistëve, katër profesorëve të artit figurativ dhe një kompozitori, por që të shihet se skena e Kosovës është e gjallë dhe që aty do të ndodhin edhe disa gjëra tejet serioze dhe të rëndësishme. Ajo që për mua është shumë interesante, është ragimi ndaj asaj situatës dhe ndaj atij pushtimit të Kosovës nga ana e serbëve. Unë kërkova në artin pas vitit 1999 të shoh a do të ketë regime ndaj nacionalizmit shqiptar i cili në atë kohë gjithashtu ka qenë, natyrisht, mjaft i fuqishëm.

Sidomos pas shpalljes së pavarësisë së shtetit.

Sokol Beqiri i ka punimet nga ajo kohë që janë kritikë e nacionalizmit në Kosovë, gjë që është shumë e rëndësishme.

Dhe jashtëzakonisht e rrallë.

Dhe jashtëzakonisht e rrallë. Dhe një nga psh., foto projektet e tij, unë e pëlqej shumë – këto janë bazamentet e përmendoreve që iu ngritën luftëtarëve dhe partizanëve që e humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.

Të cilat u shkatërruan.

Po, gjë interesante. Për shembull punimi i tij i popullit, ku ai në vend të busteve të shkatërruara i vë Pokemonët. Gjithashtu , aty është edhe punimi i tij me përpendoret  me heronjtë e populit me Ramizin dhe Borën. Pasiqë nacionalistët shqiptarë (por ndoshta edhe serbët, kush e di – i shkatërruan  në mënyrë të vazhdueshme atje dhe në Kroaci) rrënuan çdo gjë që kishte të bënte me Luftën e Dytë Botërore  dhe me partizanët, atëherë është dashur  që Ramizin dhe Borën ta mbronin, që ato koka të mos ua rrënonin. Dhe ky është një foto-punim fantastik, se si forcat ndërkombëtare po i mbrojnë bustet – dhe i mbronin gjermanët. Gjermanët e ruanin Ramizin dhe Borën.

Po tani, kur tërë kjo u forcua dhe u konstitua shteti, kur e mori pushtetin si e mori, Sokoli im e humbi plotësisht frymëzimin që të punonte edhe më tutje. Ai jeton në Pejë, dhe e ndërpreu të merrj me arti dhe iu përkushtua kafenesë së vet. Mua më erdhi shumë rëndë. Erzeni ia bëri atë retrospektivën e madhe aty, për çfarë Sokoli pranoi edhe pse ishte njeri mjaft radikal. Ishim Brano Dimitrijeviq, Milica Tomiq dhe unë në hapje. Kjo ishte retrospektivë e shkëlqyer në Muze, pastaj e zhvillova një bisedë të gjatë me të rreth saj, rreth asaj që ai e ndërpreu punën. Dhe  kur m’i shpjegoi motivet e veta, sepse njeriu vërtet është radikal, merret me art kur njëmend ka frymëzim, gjë që tani nuk e ka.

I çjetësuar është.

Ai e udhëheq kafenenë e vet…

Çfarë mendon, çfarë perspektive në të ardhmen ka kur bëhet fjalë për bashkëpunim ose këmbim…?

Unë mendoj që është gjë e shkëlqyer kjo që po bën, që po e bën pikërisht Shtëpia e Rinisë dhe që e bëri Qendra për Çndotje Kulturore…

Mirëdita, dobar dan?

Po. Unë nuk di çfarë krejt po planifikoni për përvjetorin e ekspozitës Përtej, por do të ishte shumë interesante që të tregohet  ajo  që lindi pas kësaj në skenën e Kosovës. Ato disa pika të rëndësishme, autorë të rëndësishëm, punime të rëndësishme, këto të aktualizohen, të shihet se çfarë ndodhi, si e filloi punën përsëri ajo skenë, si u ndërkombëtarizua. Gjatë viteve të para nuk ishte asnjë femër, por pas disa vitesh u paraqiten artistet dhe këtë të shkëlqyera, kështu që edhe ato në mënyrë të barabartë po marrin pjesë.

Po kur është fjala për shkuarjen e artistëve tanë në Kosovë?

Milica Tomiq ka kontakte të vazhdueshme me ta, dhe tërë ky ekip i të rinjve i këtyre grave që u angazhuan, artisteve. Ja edhe Goran (Gjorgjeviqi) ishte aq herë atje. Por gjë interesante është edhe që Shkëlzeni e përktheu librin e Ditares në gjuhën shqipe.